Një aksident ka ndodhur në Fier pasditen e sotme, në lagjen “Apolonia” në vendin e njohur si “Zogu i Zi”.
Në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe një motor që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e qarkullimit rrugor e cila po kryen verifikimet e automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve nëse kanë përdorur alkool apo nëse janë të pajisur me leje drejtimi mjetesh, pasi aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të normave të lejuara të shpejtësisë.
Si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar. /abcnews.al


