Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Synyehubov, ka thënë se 436 trupa janë zhvarrosur nga një vend varrimi masiv në qytetin lindor të Izium.
Rreth 30 prej trupave kishin shenja të dukshme torture në vendin e varrimit në Kharkiv, një rajon i kontrolluar kryesisht nga forcat ruse përpara një kundërofensive ukrainase këtë muaj, u tha Synyehubov gazetarëve së bashku me shefin e policisë së rajonit, Volodymyr Tymoshko.
Tre varre të tjera janë gjetur në zonat e rimarrë nga forcat ukrainase, shtoi ai. /abcnews.al