Thirrja për mobilizim të pjesshëm të rezervistëve në Rusi, referendumi në rajonet lindore të Ukrainës si dhe kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore është analizuar nga eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Altin Gjeta, si një manovër më shumë mbrojtëse sesa sulmuese.
Sipas deklaratave të tij në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri ‘thirrja për mobilizim të pjesshëm është më shumë një manovër mbrojtëse sesa sulmuese’ si dhe ka për qëllim që ‘të frikësojë publikun evropian për një konflikt të hapur bërthamor’. Gjithashtu sipas politogut Gjeta, ‘këto manovra kanë si qëllim edhe të frikësojnë kryeqytetet e botës perëndimore që të mos e mbështesin më Ukrainën me armatime apo me financime.
Mbajtja e referendumeve në territoret e Ukrainës Lindore kërkojnë që ti vendosin këto territore si pjesë e Federatës ruse, ndërkohë që Rusia po has vështirësi në Ukrainë dhe po humbet terren. Në këtë mënyrë, kurrsesi këto lëvizje të fundit të Rusisë nuk mund të konsiderohen si suksese por si manovra mbrojtëse.
Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare Altin Gjeta ‘është shumë e vështirë për të gjendur një kompromis në këto momente në luftën në Ukrainë dhe fakti që Putin ka zgjedhur të veprojë me anë të mobilizimit të pjesshëm dhe përdorimi i armëve, nuk lënë hapësirë për kompromis.
Nga ana tjetër, eksperti Gjeta u shpreh që ‘Konflikti në Ukrainë ka treguar që ushtria ruse ishte e mbivlerësuar, mediat perëndimore raportojnë që ushtria rusia po has në vështirësi në armatime, ushqime por edhe morali ndërmjet ushtrisë ruse është shumë i ulët’.
Në këtë mënyrë duke pasur parasysh dhe protestat massive rrëzimi i Putin nga brenda nga protestat është i vështirë por ndoshta kjo gjë mund të ndodhë nga rrethi i ngushtë i tij, duke qenë se ‘ndërmori këto masa që janë ekstreme dhe nuk kanë ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe lufta e Afganistan duke thirritur rezervistët në luftë’. /abcnews.al