Gjeta: Vendet e rajonit do të integrohen në BE në një sistem të diferencuar

schedule14:30 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 14:30 - 7 Dhjetor, 2022

Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare Altin Gjeta integrimi në BE për vendet e rajonit do të jetë me anë të një sistemi me tre shkallë.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Gjeta u shpreh që ‘gjasat janë që të gjithë Ballkani Perëndimor do të integrohet në BE, por shtetet do të integrohen me hapa të ndryshëm, sepse procesi i integrimit është i bazuar te meritat e secilit vend.

Mali i Zi dhe Serbia janë një fazë më të avancuar, Shqipëria dhe Maqedonia janë në një fazë të ndërmjetme ndërsa grupi i tretë i shteteve, Kosova dhe Bosnja që kanë probleme me Serbinë, nuk ka gjasa që të integrohen në të njëjtën kohë me vendet e tjera’.

Për ekspertin e integrimit europian Altin Gjeta ‘Samiti i BE i mbajtur në Tiranë kishte për qëllim që të shmagte influencën ruse dhe kineze në rajon, si dhe për të shprehur nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit, i cili nga procesi i Selanikut, në vitin 2003, ka pasur njëfarë lodhje, për të ri-konfirmuar dhe njëherë perspektivën e rajonit në BE./Abcnews.al/