Rekordmeni Guinnes vendos të largohet nga vendlindja: E tmerrshme, nuk kam marrë asnjë vlerësim si Ilir Suli

schedule08:16 - 23 Shtator, 2022

schedule 08:16 - 23 Shtator, 2022

Mensur Hyseni është rekordmeni Guinnes nga Presheva që ka vendosur të lërë vendlindjen pasi ndihet i pavlerësuar. Ai ka dy rekorde botërore brenda vitit dhe kjo gjë nuk e motivon të qendrojë më këtu.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Hyseni tha se nuk në këtë vend nuk ka një të ardhme për djalin e tij. Ai mori shembull edhe kampionin Ilirjan Suli dhe gjendjen në të cilën ai është katandisur.

Deri para disa muajsh isha i mendimit që duhet të qendrojë në vendlindje, por tani e ndjejë që duhet të largohem. Të bësh diçka për vendin tënd dhe vendi yt të mos asgjë për ty, nuk është mirë. Unë nuk kam marrë asgjë nga ky vend, asnjë vlerësim, as edhe një shkrim.

Në vendin ku unë supozohet që dua të kalojë jetën dhe gruaja ime është profesoresh e sporteve dhe mos të ketë asnjë ditë pune, nuk e di se çfarë do të ketë në të ardhmen për djalin tim.

Çdo sportis kur bën një mund dhe arrin rekordet e veta, i duhet një stimul për rekordet e tjera. Unë kam akoma energji për të arritur një rekord tjetër.

Para disa javësh kam parë kampionin ILir Sulin se çfarë stadi ka. Kjo është e tmerrshme.

Preshevës nuk i ka mbetur asnjë mish, vetëm kockë i ka mbet”, u shprej Hyseni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!