Numri i njerëzve që po kalojnë kufirin lindor të Finlandës është rritur, gjatë natës, por Roja Kufitare Finlandeze tha se situata ishte nën kontroll, shkruan BBC.
Ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Kaikkonen tha se Finlanda po monitoron nga afër situatën në dritën e urdhrit të Presidentit Vladimir Putin për thirrjes për mobilizim ushtarak.
Ditën e djeshme, autoritetet kufitare finlandeze lëshuan një deklaratë për të luftuar dezinformatat që qarkullojnë në mediat sociale, të cilat sugjeronin se një numër alarmant njerëzish po kalonin kufirin ruso-finlandez.
Pas njoftimit të Vladimir Putin për një thirrje për mijëra rezervistë shtesë për të luftuar në Ukrainë, thashethemet po qarkullonin në internet se njerëzit po largoheshin nga Rusia dhe po kalonin kufirin për në Finlandën fqinje.
Sipas një postimi në Twitter, shihet një radhë në kufi që shtrihet “mbi 35 km” (16 milje). Finlanda ka kufirin më të gjatë tokësor me Rusinë në Bashkimin Europian, që përfshin 1,300 km (800 milje).
/abcnews.al