Mjeku vret 25 pacientë me mbidozë qetësuesish

schedule15:05 - 6 Qershor, 2019

schedule 15:05 - 6 Qershor, 2019

Uilliam Hasel, mjek amerikan në Ohajo, akuzohet për vrasjen e 25 pacientëve të tij duke iu injektuar mbidozë qetësuesish. Avokati i tij pretendon se veprimi nuk ka qenë i qëllimshëm, ndërsa mjeku tashmë rrezikon burgim të përjetshëm

Një mjek nga Ohajo akuzohet për vrasjen e 25 pacientëve të tij, duke i injektuar një mbidozë qetësuesish. Uilliam Hasel, në spitalin Maunt Karmel Helth Sistem të Kolumbus, nga 2015 –deri në 2018-ën, ka urdhëruar doza të mëdha qetësuesish për 29 pacientë. Kanë qenë pikërisht anëtarët e bordit të spitalit që e kanë zbuluar, më pas e pezulluan dhe e pushuan nga puna. Avokati i mjekut pretendon se klienti i tij nuk kishte ndërmend të vriste. Tashmë ai rrezikon burgimin e përjetshëm.

Spitali zbuloi se 5 nga 25 pacientët që iu injektua mbidoza e qetësuesve, mund të ishin përmirësuar ende.

Prokurori i kontesë së Frenklin, Ron O’Brajen, shpjegoi se shumë pacientë të Hasel në terapi intensive nuk ishin të vetëdijshëm, dhe nëse dikush nuk ndjen dhimbje, nuk ka asnjë arsye të ligjshme mjekësore që ti injektohet një dozë fatale fentanili. Sipas spitalit gjashtë pacientë kanë marrë mbidozë qetësuesish, por ndoshta nuk ka qenë ky shkaku i vdekjes.

Kundër mjekut dhe strukturës së spitalit janë bërë më shumë se 20 denoncime për vrasje të qëllimshme, dhe familjarët e viktimave shprehen se të afërmit e tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e mbidozës së qetësuesve ose neglizhencës. Disa prej tyre këmbëngulin se nuk u është thënë e vërteta për gjendjen e rëndë shëndetësore të të afërmve të tyre. Spitali i ka kërkuar falje publike familjeve dhe ka dëmshpërblyer disa prej tyre me qindra mijëra dollarë./ABC News Albania 24/7