Kaos në dhomat e zhveshjes së Juves: Allegri largoi një nga lojtarët më të mirë për shkak të deklaratës së tij

schedule16:22 - 21 Shtator, 2022

schedule 16:22 - 21 Shtator, 2022

Juvenuts po përjeton një sezon makthi. Gjigantët italianë dhe evropianë kanë pasur një fillim katastrofik të sezonit, me rezultatet e tyre më të këqija që nga rikthimi në Serie A pasi u përjashtuan për trukim ndeshjesh.

“Zonja e Vjetër” është vetëm e teta në kampionat, ndërsa në Ligën e Kampionëve e hapi garën me dy humbje radhazi, ndaj PSG-së dhe Benfica-s. Në Torino për momentin mbretëron kaos, ku të gjithë fajësojnë njëri-tjetrin për rezultatet e dëshpëruara dhe performancën akoma më të keqe. Kulmi i pakënaqësisë erdhi këtë fundjavë kur humbën nga Monza. Për më keq, kjo është humbja e parë e Monzës këtë sezon dhe skuadra e Massimiliano Allegrit nuk tregoi lojë në atë ndeshje, shkruan abcnews.al.

Kapiteni i skuadrës Leonardo Bonucci nuk luajti asnjë minutë ndaj Monzas dhe ndihmësi i Allegrit, Marco Landucci, i cili foli për mediat pas ndeshjes, tha se ai u la jashtë për arsye teknike.

Por “Gazzetta dello Sport” shkruan se Allegri vendosi ta lërë jashtë për një arsye tjetër, për shkak të deklaratës që bëri pas humbjes nga Benfica në Champions League.

-Unë jam i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhemi, nuk ka kuptim ta mohoj. Fatkeqësisht, ne priremi të humbasim lojën gjatë ndeshjes. Nuk e di pse ndodh, por fakti është se më shqetëson më shumë, madje më shumë se rezultatet e këqija”, tha Bonucci duke aluduar qartë për problemin e taktikave të stërvitjes.

Nuk është fundi i problemeve të Bonuccit sepse tifozët e Juventusit kanë lëshuar një deklaratë se ai nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë lider i ekipit të tyre. G.D /abcnews.al/

Bonucci responds to Allegri's claim Benfica is the toughest opponent in Juventus groupJuvefc.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!