“Po vdes…po vdes”, zbardhet dëshmia tronditëse nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, sherri nis për një vajzë

schedule12:41 - 21 Shtator, 2022

schedule 12:41 - 21 Shtator, 2022

Festa mes shqiptarëve në një lokal, disa gota më shumë, e ndoshta edhe një ngacmim në drejtim të një vajze, dyshohet se u bënë shkak për një ngjarje tragjike mbrëmjen e së premtes në Turbigo të Italisë.

Si pasojë i këtij sherri një djalë i ri, 23-vjeç mbeti i vrarë. Së fundmi mediat italiane raportuan se bëhet fjalë për Emanuel Rrokun, ndërsa kanë publikuar edhe fotografitë e të ndjerit. Edhe pse 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrin dhe për pasojë ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë tronditëse të një italiani, Luca di Cuggiono, i cili u gjend në mes të një skene që vetëm në filma mund të imagjinohet se mund të shihet.

“Ai që qëlloi, përpara u zu me partneren. Njëri ndërhyri dhe ai iu përgjigj menjëherë me armë, duke e plagosur në këmbë. Ishte dukshëm në gjendje të dehur. Pastaj shpërtheu gjithçka. Dolën të gjithë jashtë nga lokali dhe i hipën sipër për ta çarmatosur. Kishte një pistoletë të vogël. Pastaj ndodhi tragjedia. Ai qëlloi edhe njëherë dhe e vrau të riun duke e qëlluar në qafë”, tregoi dëshmitari.

Luca ishte afër ambulancës dhe pa momentin kur punonjësit e emergjencës përpiqeshin të mbanin në jetë të riun shqiptar. “Një djalë i ri nisi të bërtiste, po vdes-po vdes. Ai që qëlloi ishte përtokë në trotuar, të gjithë po e shanin. Një vajzë ulërinte”Erdhën shumë makina të karabinierëve dhe një makinë me shqiptarë. Një skenë e tmerrshme që nuk merrte mendja kurrë që mund ta shihja në Turbigo”.

Ngjarja e rëndë ndodhim mbrëmjen e së premtes, teksa shqiptarët po festonin në një lokal. Plumbi ishte fatal për të riun 23-vjeçar Emanuel Rroku i cili kishte shkuar vetëm 3 vjeç në Itali. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili u arrestua dhe ndodhet në spital pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën/abncews.al/