Asnjë gjurmë nga vrasësit e 19-vjeçarit, Rrumbullaku vizitë “blic” në Shkodër, kërkon zbardhjen e ngjarjes

schedule20:25 - 20 Shtator, 2022

schedule 20:25 - 20 Shtator, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi këtë pasdite  së bashku me drejtues të  Departamentit te Krimeve ne Drejtorinë e Përgjithshme një vizitë blic në Shkodër, ku ka kërkuar zbardhjen e shkaqeve dhe ngjarjeve që kanë tronditur qyteti, duke iu referuar rastit të fundit, vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje.

Erjon Xhenje u ekzekutua me armë zjarri në një lokal pasditen e së dielës, 18 shtator.

Autorët nuk janë kapur ende nga policia.

Kjo ka qenë ajo që Rrumbullaku u ka kërkuar sot në Shkodër. Qëllimi kryesore i këtij takimi ka qenë  zbardhja e vrasjes se 19-vjeçarit Erjon Xhenje.

Drejtori Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjitha provave që disponon policia, ndërkohë që sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje që ka tronditur Shkodrën.

Burimet bëjnë me dije se takimi ka zgjatur rreth një orë në ambientet e Drejtorisë  se Policisë ne Shkodër./abcnews.al/