Putin takohet me Dodik, vlerësimet më të larta për partneritetin me Serbinë

schedule21:18 - 20 Shtator, 2022

schedule 21:18 - 20 Shtator, 2022

Udhëheqësi separatist serb i Bosnjës Milorad Dodik është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, disa ditë pasi ai aprovoi agresionin e Moskës kundër Ukrainës, kanë raportuar mediat ruse dhe serbe.

Gjatë një vizite të rrallë në Moskë nga një politikan nga Evropa, presidenti rus vlerësoi “partneritetin strategjik” të vendit të tij me Serbinë, shkruan Al Jazeera.

Vizita erdhi mes paralajmërimeve të përsëritura nga Bashkimi Evropian se Serbia duhet të harmonizojë politikat e saj të jashtme me bllokun nëse vërtet dëshiron të bëhet anëtare. /abcnews.al