EMA: Infeksionet nga Covid po pakësohen, por duhet të kemi kujdes nga variantet e tjera

schedule19:07 - 20 Shtator, 2022

schedule 19:07 - 20 Shtator, 2022

Të dhënat e mbledhura nga ECDC tregojnë se javët e fundit ka pasur një rënie të numrit total të rasteve dhe vdekjeve në Evropë për shkak të Covid-19.

“Në çdo rast, si një qasje optimale, duhet të përgatitemi për një valë të re infeksionesh në përputhje me tendencat e shfaqura nga virusi në dy vitet e mëparshme.”

Kështu deklaroi Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (Ema).

“Omicron BA.5 është ende dominant”, por duhet të kemi gjithmonë kujdes nga variantet e tjera, si BA4.6 i cili po përhapet me shpejtësi “në SHBA dhe është zbuluar në Evropë.”

“Ema gjithashtu monitoron BA2.75 si një variant shqetësues.”/Abcnews.al/