Referendumet për bashkimin e territoreve ukrainase me Rusinë, Kievi: Po shkatërrohet çdo urë komunikimi mes Putinit dhe Zelenskyt

schedule18:45 - 20 Shtator, 2022

schedule 18:45 - 20 Shtator, 2022

Zyrtarët ukrainas thonë se referendumet ruse për territoret ukrainase do të shkatërrojnë mundësinë e bisedimeve mes dy vendeve në lidhje me luftën.

“Çdo referendum për bashkimin me Rusinë në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia do të shkatërrojë çdo dritare të mbetur për bisedime midis Kievit dhe Moskës”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i zyrës së presidentit ukrainas, shkruan The Guardian.

Ai i bëri komentet në përgjigje të zyrtarëve të instaluar nga Rusia në katër rajone të okupuara të Ukrainës që njoftuan planet për referendume gjatë javës së ardhshme për bashkimin zyrtar me Rusinë.

Midis 23 dhe 27 shtatorit do të mbahen referendum për integrimin e Luhanskut, Donetskut dhe Khersionit në republikën e Rusisë.

Kështu kanë vendosur këshilltarët administrativë rusofilë të Republikave Popullore të dy rajone të Donbasit, raporton The Guardian.

“Referendumi për hyrjen e Republikës Popullore të Luhanskut në Federatën Ruse si subjekt i Federatës Ruse do të mbahet nga 23 deri më 27 shtator”, tha kreu i Republikës Popullore të Donetskut.

Nga ana e tij, kreu i administratës rajonale të Khersonit, Vladimir Saldo, ka thënë se ka nënshkruar një dekret për referendumin për hyrjen e rajonit në Federatën Ruse si subjekt i plotë i një shteti të vetëm.

“Ju informoj se, sipas dekretit, referendumi do të mbahet nga data 23 deri më 27 shtator 2022. Dekreti përcakton procedurën për organizimin e votimit dhe mbajtjen e referendumit në territorin e rajonit Kherson, si dhe përcaktimin e përgjegjësi administrative dhe penale për shkeljen e këtyre rregullave” , tha ai në kanalin e tij Telegram./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!