Rodrigo është nisur për në kampin e fundit stërvitor të kombëtares para Botërorit në Katar. Me të mbërritur në bazë, ylli i ri i Real Madridit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Pele, Neymar dhe ju të gjithë filluat në Santos. Pele shkroi historinë, Neymar ende po e shkruan atë, a mendoni se mund të jeni ju i radhës?
– Çdo ditë punoj shumë për të arritur nivelin e tyre, ata janë lojtarë të mëdhenj.
– Cila fitore ishte më domethënëse, në La Liga apo në Champions League?
– Të dyja sollën shumë kënaqësi, por Champions League ishte e veçantë. Mendoj se mund ta bëjmë sërish
– A jeni në gjendje të bëheni golashënuesi më i mirë në La Liga?
– Benzema është ende duke luajtur (qesh), shumë varet nga kjo. Por do të përpiqem të shënoj më shumë gola.
– Si i vlerësoni shanset e ekipit në Botëror?
– Mendoj se kemi gjithçka për të shkuar sa më larg dhe nëse është vullneti i Zotit, ne do të bëhemi kampionë.
– Çfarë do të zgjidhni: të shënoni një hat-trick dhe Reali të humbasë, apo të qëndroni në stol dhe të shihni Realin të fitojë?
– Dua ta shoh Real Madridin të fitojë.
– Kush është futbollisti më i mirë mes brazilianëve?
– Ndër ata me të cilët kam luajtur, Neymar. Ai është idhulli im. Pele është më i miri në historinë e futbollit. /G.D /abcnews.al/