Vendimi i prokurorisë për ndalimin e publikimit, analistët tregojnë se si mund të “shpëtojnë” gazetarët

schedule14:12 - 20 Shtator, 2022

schedule 14:12 - 20 Shtator, 2022

Vendimi i prokurorisë për ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, është diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Një ditë më parë, prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediet audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Të ftuarit në studio Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe Neritan Alibali, jurist kanë analizuar pasojat politike dhe juridike të këtij sulmi, ndërkohë që të dhënat po vazhdojnë që të publikohen në faqen ‘Homeland Justice’ apo në median sociale ‘Telegram’.

Çipa: ‘Në sensin mbrojtës ka logjikë vendimi i prokurorisë, por mënyra sesi përçohet urdhëri i prokurorisë për të mos lejuar publikimin e tyre, cënon gazetarin, gazetari nuk është përgjegjës për të mbrojtur sekretin, por është përgjegjës për ndikimin që ka tek publiku’.

Për kryetarin e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa,’vendimi i prokurorit shkakton, autoçensure mbi raportimin’. Sipas tij aspekti tjetër shqetësues është që në kushtet kur shumica e mediave në sistemin ndërkombëtar po i publikon këto të dhëna sensitive, kjo është një qasje jo e duhur dhe vëmendja e qeverisë duhet të përqendrohet te efektiviteti i sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Për juristin konstitucionalist, Neritan Alibali, kushtetuta përmban dy nene të saj të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe ‘kushtetuta ndalon censurën paraprake mbi mjetet e komunikimit’. Nga ana tjetër, ‘po vetë kushtetuta kufizon këto të drejta në kushte të caktuara, bazuar mbi këtë, neni 103 i Kodit të Procedurës Penale, të dhënave sensitive, termi siguri kombëtare, termi cështje hetimore, publikim kanë nevojë për shpjegim, ndalon publikimin, por në rastin tonë nuk kemi të bëjmë me publikim, telegrami në rrjetet sociale, mediat sociale janë vetëm ri-publikuar’. Sipas konstitucionalistit Neritan Alibali ‘Kodi i Procedurës Penale nuk ndalon ri-publikimin por vetëm publikimin, është vetëm shkelje administrative’.

Të dy të pranishmit në studion e ABC Live theksuan që sistemet shqiptare të teknologjisë së informacionit kanë ceduar dhe më parë duke iu referuar këtu skandalit të patronazhistëve apo atij të targave. Gjykatat ndërkombëtare kanë dhënë mendimin e tyre për cështjen e patronizhistëve, publikimi nga Lapsi.al, Gjykata e Strasburgut mori vendim që të zhvbllokohet vendimi i gjykatës shqiptare. /abcnews.al