Një 49-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Krujës. Sipas uniformave blu bëhet fjalë për autori i plagosjes së një personi tjetër në ngjarjen që ndodhi më 3 Qershor. Ai është Kastriot Alushi dhe banon në Krujë.
Dy ditë më parë, në lagjen “Sesere” të Krujës ai plagosi për motive të dobëta me armë zjarri A.P. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit pushkë model 63.
“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal”, shkruhej më tej në njoftimin e policisë./abcnews.al