Humbin jetën 2 persona nga Covid-19, regjistrohen 18 raste të reja

schedule18:03 - 19 Shtator, 2022

schedule 18:03 - 19 Shtator, 2022

Dy humbje jete dhe 18 raste të reja me Covid është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve janë kryer 166 testime.

Rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.

Janë 865 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

Një 84-vjeçar nga Korça dhe një 87-vjeçar nga Tirana nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid.

Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,001 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 90
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 166

Testime totale 1,974,870
Raste pozitive 330,455
Raste të shëruara 326,001
Raste Aktive 865
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 389
Shkodër 109
Elbasan 85
Fier 72
Vlorë 50
Korçë 34

Durrës 32
Berat 31
Gjirokastër 22
Dibër 21
Lezhë 17
Kukës 3

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!