Analisti Lorenc Vangjali është i mendimit se me anë të dialogut vendi mund të dalë nga kjo krizë politike. Ai u shpreh në “Provokacija” se sistemi i marrë me forcën e dhunës quhet përdhunim. Madje ai ka sjellë edhe situata duke e ilustruar në mënyrë më të thjeshtë.
“Stinët ndërrohen dhe këtu do të ndërroheshin politikat e me radhë. E bërë me forcën e rrugës quhet përdhunim. Jam i bindur që mund të kishte pasur një rrotacion pushteti në 2021 nëse opozita do të sillej krejt ndryshe”.
Mustafa Nano: Janë të shumtë zërat, kolegët tanë intelektualët publikë dhe ditë për ditë dëgjoj ndonjë që me lehtësinë më të madhe bëjnë thirrje për përplasje.
Lorenc Vangjeli: Muçi demokracia është edhe procedurë. Do ta vazhdojmë edhe një herë bisedën në atë linjë që the për ta bërë me të thjeshtë për publikun, siç mendove ti se unë nuk mendoj kështu: politikë dhe eros. Çfarë do të thotë se demokracia është edhe procedurë? Pra është votë dhe mandat i marrë nga vota. Ja shikoni të njëjtën situatë të treguar në mënyra të ndryshme. Një çift, pin kafe qëndrojnë gjatë atje flasin pëlqehen dhe me konsensus ngjiten lart në hotel. Kjo quhet dashuri dhe është subjekt i poetëve. Nëse i njëjti çift takohen ai e rrëmben për flokësh e çon në hotel dhe zbert poshtë me shpresë që do të pijë kafe, ky quhet dhunim dhe është subjekt i Kodit Penal. Lehtësia e këtyre njerëzve që flasin nuk po përmend asnjë emër por po flas për fenomenin… Bëjnë pak dashuri këtë njerëz, shqiptarët bëjnë … por bëjnë pak dashuri këta njerëz që të kuptojnë që kjo botë është ndryshe. Nëse dëgjoje dje Parlamentin, nëse dëgjoje fjalimet e tyre …
Mustafa Nano: Këta njerëzit që bërtasin më duket sikur nuk bëjnë dashuri…
Lorenc Vangjeli: Jo jo e kundërta nuk bërtasin në shtrat, bërtasin në shesh. Të gjitha palët, më beso për këtë. Më vjen keq që biseda mori këtë drejtim por më provokove dhe po përpiqem të jem i thjeshtë. Por unë nuk i përdor këto terma./abcnews.al