“San Siro është në zemrën time, ashtu siç është në zemrat e të gjithë tifozëve të Milanit dhe Interit. Këtu Milani im dhe gjithashtu Interi, kanë shkruar faqe themelore në historinë e futbollit italian.” Kështu flet Silvio Berlusconi për “Telelombardia” për stadumin e ardhshëm në Milano dhe hipotezën e shkatërrimit total të Giuseppe Meazza.
“Ndërtimi i një stadiumi të ri është një zgjedhje, i kuptoj arsyet, mund të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e dy skuadrave të Milanos, por e kam të vështirë të imagjinoj që një simbol i sportit si San Siro mundet thjesht të shkatërrohet.
Ne mund dhe duhet të bëjmë gjithçka për të mos humbur kujtesën e futbollit tonë, që është një pjesë, do të thosha dytësore e identitetit kolektiv të Milanos dhe Lombardisë”, është shprehur Berlusconi./ h.ll/abcnews.al