Atentati në Shkodër, i afërmi i viktimës: A mund të vritet një 19-vjeçar, vetëm se punonte për persona me të shkuar kriminale?

schedule13:56 - 19 Shtator, 2022

schedule 13:56 - 19 Shtator, 2022

Qyteti i Shkodrës u trondit ditën e djeshme nga ekzekutimi mafioz që iu bë 19-vjeçarit, Erjon Xhenje.

Xhenje u vra me armë zjarri në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.

I riu u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.

Ndërkohë sot ka reaguar në rrjetet sociale një i afërm i viktimës. I revoltuar ai pyet se si mund të vritet një 19-vjeçar, vetëm sepse punonte në fermën e disa personave me të shkuar kriminale.

Duke iu referuar raportimeve në media se i riu punonte në një nga fermat e personave me precedent penal, ai thotë se Erjoni vjen nga një familje e thjeshtë dhe se asgjë nuk justifikon vrasjen e 19-vjeçarit.

Postimi i plotë i të afërmit

I riu i vrarë sot është djali i vajzës së tezes time. Vjen nga një familje e thjeshtë, e ëma mësuese, i ati ka punuar si shofer, është marrë me rritje bletësh dhe punë të ndryshme për të mbajtur familjen me djersë dhe me nder.

Njerëz të qetë, të urtë e fjalë mirë. Sot marr vesh se i Erjoni paska punuar në një nga fermat e personave me precedent penale?! A është kjo arsye të vritet një 19-vjeçar?!/abcnews.al/