Lobimi, Vangjeli: Paratë nuk janë ruse, Basha i zënë në “kurth”

schedule13:39 - 19 Shtator, 2022

schedule 13:39 - 19 Shtator, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli beson se paratë e Lulzim Bashës si kryetar i PD për të lobuar në SHBA nuk janë ruse. Në studion e “ABC Live”, Vangjeli tha se shuma e përmendur prej 500 mijë dollarësh janë nxjerrë nga Shqipëria, por dërguar në SHBA me anë të kanaleve ruse.

Sipas tij, paratë janë paguar në të zezë dhe nuk mund të verifikohen. Vangjeli nënvizon më tej se Basha është zënë në “kurth” në këtë çështje.

“Basha dërgoi 500 mijë dollarë për të marrë foton e famshme me Trump. Ndodhi që mënyra e transportit të tyre ka kaluar në rrugë me elementë rusë. Me shumë gjasa këto nuk janë para ruse. Përcjellja e tyre është bërë me anë të kanaleve ruse. 500 mijë dollarë në Tiranë sigurohen shumë shpejt.

Gjysmë milionë për njerëz të këtij niveli nuk është asgjë. Unë nuk kam prova. Di zhurmën që e dinë jo pak dëshmitarë. Këto para janë paguar në të zezë, siç ndodh zakonisht. Janë para të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të ligjshme. Është bërë një transfertë, por që kanë qenë para shqiptare. Në syrin dhe frymën e ligjit shqiptar është një faull penal, por jo rus.

Basha i zënë këtë këtë kurth, në shtratin ku fle edhe djalli, një gjë e tillë po e ndjek gjatë. Fiks në të njëjtën kohë në SHBA kishte një hetim gjigant mbi mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në fushatën e Trump”, tha ai.

Analisti shton se janë paguar më shumë para dhe se Bashës në atë moment i është dukur si diçka normale.

“Janë paguar edhe më shumë. Iu duk sikur po bënte diçka normale. Por përtej Atlantikut gjërat shihen ndryshe”, tha Vangjeli. /abcnews.al