FOTO/ Princi Harry shfaqet i shkatërruar në funeralin e Mbretëreshës, Meghan në krah të tij

schedule12:34 - 19 Shtator, 2022

schedule 12:34 - 19 Shtator, 2022

Duka dhe Dukesha e Sussex u ribashkuan me pjesën tjetër të familjes mbretërore britanike në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Mediat ndërkombëtare janë fokusuar në Westminster Abbey ku në këto momente po bëhet funerali i monarkes.

Princi Harry dhe Meghan u shfaqën në kapelën e St George së bashku me Princin dhe Princeshën e Uellsit. Dukesha e Sussex ishte e veshur me të zeza dhe mbante dorën e bashkëshortit të saj, i cili ishte i shkatërruar nga humbja e gjyshes.

Ishin, natyrisht, Mbreti Charles III, bashkëshortja, Camilla, Princi dhe Princesha e Uellsit, Princesha Anne dhe Sir Tim Laurence, Dukat dhe Kontesha e Wessex.

Mbretëresha Elizabeth u përshëndet gjithashtu nga Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie së bashku me bashkëshortët e tyre, Edoardo Mapelli Mozzi dhe Jack Brooksbank.

Princi Harry pak ditë më parë në faqen e internetit Archewell foli për humbjen e gjyshes së tij të dashur, Mbretëreshës Elizabeth, duke u shprehur ndër të tjera: “Duke festuar jetën e gjyshes sime dhe duke vajtuar humbjen e saj, të gjithë kujtojmë se ajo ishte një fener për ne për sa i përket përkushtimit të saj ndaj detyrës. Ajo vlerësohej dhe respektohej globalisht”./abcnews.al