Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Javë e ftohtë me temperatura të ulëta, si do të jetë moti në ditët në vijim

schedule10:50 - 19 Shtator, 2022

schedule 10:50 - 19 Shtator, 2022

Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin temperatura të ulëta.

Në zonat malore do të kemi temperatura jo më shumë se 6, apo 7 gradë celcius në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa në zonat malore të thella parashikohet të ketë temperatura 4 gradë celcius në mëngjes.

Meteorologu, Hakil Osmani, thotë për Abc se temperaturat maksimale do të shkojnë këtë javë jo më shumë se 26 gradë celcius në qarkun e Elbasanit, Shkodrës dhe Beratit.
Kjo javë nuk do të ketë shi.

Ndërsa fundjava do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe temperaturave të freskëta./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!