Bloomberg: 80% shanset për recesion në Eurozonë

schedule09:11 - 19 Shtator, 2022

schedule 09:11 - 19 Shtator, 2022

Rreziku i një recesioni në Eurozonë ka arritur nivelin më të lartë që nga korriku 2020, sipas ekonomistëve të Bloomberg.

Ekspertët flasin për një rrezik pothuajse të pashmangshëm recesioni, ndërsa shqetësimet intensifikohen se dimri i vështirë i energjisë do të ngadalësojë ndjeshëm aktivitetin ekonomik në vendet anëtare të Eurozonës.

Ekonomistët e anketuar nga Bloomberg vendosin mundësinë e dy tremujorëve radhazi të recesionit në 12 muajt e ardhshëm në 80%, nga 60% në një studim të mëparshëm.

Gjermania, ekonomia më e madhe e unionit dhe ndër vendet më të ekspozuara ndaj shkurtimeve në furnizimet me gaz rus, ka të ngjarë të shohë një tkurrje qysh në këtë tremujor.

Inflacioni tani pritet të rritet në 9.6% në tre muajt e fundit të vitit, pothuajse pesë herë më shumë se objektivi i Bankës Qendrore Evropiane. Pjesëmarrësit e sondazhit nuk shohin që inflacioni i afrohet objektivit prej 2% deri në vitin 2024. /abcnews.al