Festival golash rezervoi sfida mes Lushnjës dhe Besëlidhjes në “Roza Haxhiu”, teksa plot 5 gola u shënuan mes dy ekipeve.
Vendasit dolën me kokën lart nga shtëpia e tyre, teksa fituan me shifrat 3-2.
Do të ishin vendasit që do të gjenin golin e avantazhit që në minutën e 11-të, Ku Canka do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Pepa vetëm 13 minuta më pas do të dyfishonte rezultatin në 2-0, me pjesën e parë që do të mbyllej me epërsinë e lushnjarëve.
Fraksioni i dytë do të ishte një tablo tjetër, me miqtë që do të arrinin të barazonin shifrat, ku për 2 minuta do të shënoheshin dy gola me Da Silva dhe Shehun.
Por Pepa mendoi në minutën e 82-të të mbyllte llogaritë e kësaj sfidë, duke i dhuruar kështu të tijve edhe 3 pikë shumë të rëndësishme, ndërsa shënoi kështu edhe golin e dytë personal. /f.a/abcnews.al