Gjykata amerikane ka vendosur të qëndrojë jashtë përplasjes mes demokratëve dhe presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e murit me Meksikën. Gjykatësi Trevor Mekfadën vendosi se demokratët nuk mund t’i drejtohen më gjykatës për këtë temë.
Fitore e Donald Trump në gjykatë për murin me Meksikën. Drejtësia amerikane refuzoi përpjekjen e demokratëve për ndalimin e përkohshëm ndaj presidentit për përdorimin e fondeve të departamentit të mbrojtjes, për ndërtimin e murit. Gjykatësi Trevor Mekfaden, i emëruar nga vetë kreu i shtëpisë së bardhë, vendosi se demokratët nuk mund ti drejtohen gjykatës për këtë temë.
Për demokratët kjo përfaqëson një goditje e cila konfirmon vështirësitë e opozitës për të ndaluar Trump. Vendimi për këtë të fundit përfaqëson një fitore të rëndësishme që i jep më besim dhe mbështetje për të vazhduar.
Sipas Mekfade, demokratët në kongres, nuk munden, si është e parashikuar dhe në kushtetutë, që të ankohen për çështje si ajo e fondeve për murin dhe t’i drejtohen gjykatës. Kësaj i shtohet fakti se gjykata nuk dëshiron të jetë pjesë e përplasjes mes presidentit dhe kongresit.
Vendimi i gjykatësit dëshmon kompleksitetin e betejës mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve për një temë si muri me Meksikën që ka përçarë opinionin publik amerikan. Por ajo është një temë që e ndihmoi Trump të fitonte presidencën në 2016-ën./ABC News Albania 24/7