Në konferencën për shtyp, Sergino Dest është pyetur se çfarë do të bëjë që Milani të bindet dhe ta blejë përfundimisht kartonin e amerikanit.
“Ajo që mund të bëj është të jap 100% në mënyrë që Milani të vendosë të më mbajë mua”, tha mbrojtësi amerikan.
“Ambienti në Itali është shumë mirë, gjithçka ishte shumë e shpejtë dhe nuk pata kkohë të shikoja përreth dhe të vizitoja qytetin në momentin kur zbarkova në filli,
I gjithë ekipi është mikpritës, nuk është e lehtë të kujtosh të gjithë emrat, por trajneri po më ndihmon”, është shprehur Dest./ h.ll/abcnews.al