Kreu i Grupit Parlamentar, Enkeljed Alibeaj, është takuar sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Alibeaj thotë se falënderoi Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.
Gjithashtu ai u shpreh se i garantoi ambasadores se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës.
“Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.
Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së. E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.
E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!”, tha Alibeaj.
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim zhvilloi sot takime të veçanta me krerët e dy grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj.
/Abcnews.al/