Ishte një ditë emocionuese për familjen mbretërore pasi arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth u transportua nga Pallati Buckingham në Westminster Abbey dhe ishte një ditë e tensionuar për Lady Gabriella Windsor, kushërirën e Elizabeth.
Ndërsa arkivoli i Madhërisë së Saj u transportua në Westminster Hall, u dëgjua një zhurmë e vogël në pjesën e pasme, ku anëtarët e familjes mbretërore qëndronin duke pritur mbërritjen e arkivolit. Bashkëshorti i Lady Gabriella, Thomas Kingston, dukej se po ndihmonte dikë, ndërsa nëna e saj, Maria Christina, Princesha Michael e Kentit, shihej e shqetësuar në drejtim të saj. Pranë saj, Sophie Ëinkleman dhe bashkëshorti i saj Lord Frederick Windsor gjithashtu dukeshin të shqetësuar.
Pas rënies së saj, Lady Gabriella nuk u pa më gjatë ngjarjes. Mirëpo, duket se e ka marrë veten shpejt pasi ndonëse ka munguar në foto me të gjithë mbretërit, bashkëshorti, nëna, vëllai dhe kunata kanë mbetur në shërbim.
Marrëdhënia e Lady Gabriella me monarken ishte e ngushtë, me mbretëreshën Elizabeth të ftuar në dasmën e saj me Thomas në 2019, ku një moment i veçantë mes tyre u bë shpejt viral në rrjetet sociale.
The Queen’s coffin enters Westminster Hall in London as the choir of Westminster Abbey and the choir of His Majesty’s Chapel Royal, St James’s Palace, sing Psalm 139.
The service was attended by members of the Royal Family. pic.twitter.com/StX1127JiX
— The Royal Family Channel (@RoyalFamilyITNP) September 14, 2022
Edhe një roje i ra të fikët pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth
Kujtohet se gjatë vigjiljes në Pallatin Westminster mbrëmjen e së mërkurës, një roje i ra të fikët teksa qëndronte pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth. Ata që ishin përballë incidentit mbetën të shtangur kur roja filloi të humbiste ekuilibrin pak çaste para se të rrëzohej.
Siç shpjegon Daily Mail, burri kishte zbritur më parë për një kohë të shkurtër nga platforma e ngritur ku është vendosur arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth dhe ruhet gjatë gjithë kohës nga njësitë nën Ushtrinë Britanike, të cilat kanë për detyrë të ruajnë monarken. Mirëpo, pak më vonë ai është kthyer në pozicionin e tij, për pasojë është rrëzuar dhe ka rënë me fytyrë përtokë./abcnews.al