Sulmet kibernetike, Gjendja Civile ndërpret shërbimin në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’

schedule19:43 - 15 Shtator, 2022

schedule 19:43 - 15 Shtator, 2022

Të premten më 16 shtator, Gjendja Civile nuk do të ofrojë shërbim në zyrat e aplikimit të “Aleat” për dokumente biometrike, pra pasaporta apo karta identiteti.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se, pas sulmit kibernetik, po merren një sërë masash të integruara për të rritur nivelin e sigurisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ndërprerja do të jetë vetëm për ditën e premte ndërsa shtohet se ndërhyrja shton “masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.”

Lexo edhe: Irani sulmon Shqipërinë, bie sistemi TIMS: Çfarë ndodhi mbrëmë në orën 23:13, a janë vjedhur të dhënat e shqiptarëve?

Kujtojmë se objektivi i hakerave të Iranit u bë para disa ditësh sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit.

Gjatë mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.

Siç mësoi abcnew.al sulmi ka ndodhur fillimisht në orën 22:10 duke ndërprerë fillimisht shërbimet në të. Një goditja tjetër ndodhi në orën 23:13 duke bërë të pamundur aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit. /abcnews.al/