Princi dhe Princesha e Uellsit mbërritën në Sandingham të enjten pasdite për të nderuar përmendoret për Mbretëreshën Elizabeth, e cila vdiq më 8 shtator. Catherine Middleton ndër të tjera tha se Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis po përpiqen të përballojnë vdekjen e stërgjyshes së tyre.
Teksa ju përgjigjej njerëzve të mbledhur jashtë pronës Sandingham, Princesha e Uellsit tha: “Fëmijët janë mirë dhe kujdesen edhe në shkollë”. Më tej, një grua i tha: “Dukesh shumë e lodhur”. Atëherë Katerina iu përgjigj sinqerisht: “Po jemi shumë të lodhur, por mbështetja e njerëzve na jep forcë për të vazhduar!”.
Princi Ëilliam dhe Catherine Middleton udhëtuan për në Sandingham dhe u përshëndetën nga qindra njerëz dukshëm të prekur që ishin mbledhur./abcnews.al