Kosova kërkon nga Shqipëria respektimin e marrëveshjeve tregtare ndërmjet të dyja vendeve. Prishtina thotë se Shqipëria është e dyta pas Serbisë për vendosjen e barrierave tregtare ndaj Kosovës.
Mbyllje të kufirit për një ditë ka paralajmëruar klubi i prodhuesve të Kosovës në rast se Shqipëria nuk i heq barrierat tregtare ndaj Kosovës. Në diskutimin që patën përfaqësues të Klubit të prodhuesve të Kosovës me udhëheqës të Odës Ekonimike u tha se Shqipëria është e dyta pas Serbisë që vendos barriera ndaj Kosovës.
Derisa kanë kërkuar respektimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash për të cilat u tha se nuk ka vullnet politik.
Ne i japim shume fokus dhe nuk ka pasur mbrojtje të mjaftueshme qoftë nga institucionet tona. Ata kanë thënë të kenë pasur pritje që qeveria e Shqipërisë do të reflektojë dhe të ndërmarrë masa për marrëveshjet që janë nënshkruara. Kanë përmendur aplikimin e akcizës dhe taksën në Rrugën e Kombit./ABC News Albania 24/7