Kukësi vetëm pak ditë më parë ndryshoi timonierin e skuadrës, teksa frenat e ekipit i ka marrë në dorë Enkelejd Dobi.
Menjëherë aventura për Dobin nis me “malore”, teksa ditën e hënë në stadiumin “Kukës Arena” do të ketë përballë Partizanin e vendit të parë.
Për këtë sfidë, tekniku durrsak do të ketë një rikthim, pasi Edi Basa ka hedhur prapa krahëve problemet me dëmtimet.
Por verilindorët duhet të bëjnë llogaritë pa Tiago Ferreira, i cili do të mungojë në këtë përballje, pasi ndaj Teutës u ndëshkua me karton të kuq. /f.a/abcnews.al