3 skuadra “big” vihen pas Saka, Arsenali mendon ta “blindojë” talentin anglez

schedule16:58 - 15 Shtator, 2022

schedule 16:58 - 15 Shtator, 2022

Bukayo Saka është një nga lojtarët e rinjtë të kërkuar nga disa skuadra, teksa paraqitjet e treguara me Arsenal kanë bërë që pas tij të vihen disa skuadra “big”.

21-vjeçari premton për të ardhmen, me Manchester City, Liverpool dhe Real Madrid kërkojnë ta bëjnë të tyrin futbollistin anglez, por duke parë interesimin nga skuadrat e mëdha, Arsenali ka menduar ta “blindojë”.

21-vjeçari aktualisht ka kontratë deri në verën e vitit 2024, por qëllimi i “Topçinjve” është t’ia vazhdojnë atë deri më 2027.

Arsenali pritet që të dal me një propozim në drejtim të lojtarit dhe agjentit të tij, ku sipas mediave angleze Saka mund të bëhet futbollisti më i paguar te londinezët me kontratën e re.

Gjatë ditëve të ardhshme palët do të kenë një takim ku do të diskutohen detajet, pasi dëshira e futbollistit është të mbetet në “Emirates Stadium”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!