Papa Françesku dënon sërish luftën në Ukrainë: Sa vdekje duhen që paqja të mbizotërojë?

schedule17:17 - 14 Shtator, 2022

schedule 17:17 - 14 Shtator, 2022

Papa Françesku është shprehur sërish kundër luftës në Ukrainë, duke vënë në pikëpyetje se sa vdekje do të duhen që paqja të mbizotërojë në vend.

Duke iu drejtuar një meshe në natyrë gjatë një vizite në Kazakistan, kreu i Kishës Katolike tha se zgjidhja e vetme e konfliktit është paqja dhe e vetmja mënyrë për të arritur në një rezultat të tillë është përmes dialogut, bën me dije Al Jazeera.

Papa i kishte thënë më parë hierarkisë ortodokse ruse dhe liderëve të tjerë të besimit në Kongresin e Shtatë të Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një takim që bashkon të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, budistët, hindutë dhe besimet e tjera, se feja nuk duhet të përdoret kurrë për të justifikuar të keqen e luftës.

Në audiencë ishte Mitropoliti Anthony, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë për Kishën Ortodokse Ruse, e cila ka mbështetur fuqishëm pushtimin e Rusisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!