Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-nëndrejtorin e policisë Albert Nushi dhe e njëjta masë më herët u la edhe për ish-nëndrejtorin Nikollaq Palla.
Të dy akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Avokatët e tyre kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë pasi sipas tyre kanë ndryshuar kushtet, pra kanë përfunduar hetimet, nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave, nuk ekziston rreziku i largimit të tyre si edhe kushtet ekonomiko familjare./Abcnews.al/