Papa Françesku ka mbërritur në Kazakistan për një vizitë tre-ditore në vend. Papa iu drejtua udhëheqësve politikë në kryeqytetin Nur-Sulltan të martën në mbrëmje duke u thënë atyre se ai kishte ardhur në një kohë kur po zhvillohej një “luftë e pakuptimtë dhe tragjike që shpërtheu me pushtimin e Ukrainës”, shkruan CNN.
Të mërkurën Papa do të marrë pjesë në Kongresin e VII të Udhëheqësve fetare, një mbledhje e liderëve fetarë ndërkombëtarë. Një udhëheqës fetar që mungon dukshëm është Patriarku Ortodoks Rus, Kirill, i cili do të takonte Françeskun në Kazakistan, por njoftoi në fund të gushtit se nuk do të merrte pjesë.
Presidenti kinez Xi Jinping do të jetë gjithashtu në Kazakistan të mërkurën për takime të veçanta politike. Vatikani ka thënë se nuk ka asnjë takim të planifikuar mes Papës dhe presidentit kinez.
Papa Françesku u tha gazetarëve se “ai ishte gjithmonë i gatshëm të vizitonte Kinën”.
/abcnews.al