Një 37-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në spital, si pasojë e lëndimeve që mori, kur motoçikleta me të cilën po lëvizte doli nga rruga dhe u rrëzua.
Drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.
Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Shëngjin.
Njoftimi i policisë
Lezhë / Informacion paraprak
Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.
Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/

