Simone Inzaghi shijoi ditën e djeshme suksesin ndaj Viktoria Plzen që e kthen skuadrën e tij në rrugën e duhur pas disfatës me Bayern.
“Sot qëllimi ishte të sillnim në shtëpi rezultatin e mirë. Ne bëmë një ndeshje që nuk ishte e lehtë, asnjë italian nuk kishte fituar këtu në Plzen. Është një fitore e merituar, e kërkuar nga djemtë, jam i lumtur.
Djemtë ishin të mirë, qëndruan të përqëndruar dhe unë i komplimentova në dhomat e zhveshjes. Dzeko ishte i mrekullueshëm, gjithashtu edhe i gjithë ekipi, kam nevojë për të gjithë skuadrën. Duartrokitje edhe për Acerbin. Ai ishte shumë mirë dje, ishte debutimi i tij, nuk ishte e lehtë. Ai është një lojtar që e njoë dhe do të jetë në gjendje të na japë një dorë të mirë.
Ekipi luajti shumë mirë dhe unë kam nevoj për këtë frymë”, është shprehur Inzaghi./h.ll/abcnews.al