Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, feston sot ditëlindjen dhe mbush 38 vite. Në po të njëjtën ditë ka lindur edhe djali i saj, Sha Yosef Nazarian, i cili mbush 1 vit jetë.
Me këtë rast, Emina ka bërë edhe një dedikim, duke shpërndarë një fotografi me të birin në Instagram.
“Ne kemi në të njëjtën datë ditëlindjen. Si nëna si djali. Dhe e gjithë kjo: ‘Dashuria e parë e djalit është nëna e tij, 100 për qind e vërtetë”, ka shkruar ajo krahas fotos.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Emina prej shumë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian, me të cilin përveç djalit kanë bashkë edhe dy vajza./abcnews.al