“I vetmi”, Si Elizabeth ra në dashuri me princin e saj Philip që nga takimi i parë kur ishte 13 vjeç

schedule14:40 - 13 Shtator, 2022

schedule 14:40 - 13 Shtator, 2022

Ajo po rritej. Dhe më pas, më 22 korrik 1939, në moshën 13-vjeçare ra në dashuri.

Djaloshi që admironte ishte 5 vjet më i madh se ajo, me flokë të hapur, më tepër si një viking, me fytyrë të mprehtë dhe sy të kaltër.

Ai ishte Princi Filip i Greqisë dhe Danimarkës.

Elizabeth takohet me Filipin për herë të parë në Kolegjin Mbretëror Detar të Britanisë, Dartmouth, në korrik 1939

Familja mbretërore ishte për një vizitë në Kolegjin Mbretëror Detar në Dartmouth dhe kadeti i ri detar u vu në krye të argëtimit të princeshave, ndërsa babai i tyre kryente një inspektim.

Pasi luajti me to dhe hëngri biskota me xhenxhefil, Princi energjik i sugjeroi që ta shikonin në fushën e tenisit.

Atje ai u shfaq duke u hedhur mbi rrjetë dhe Crawfie i tha Elizabeth: Ai nuk i hoqi sytë nga ty gjatë gjithë kohës.

Princesha e re më vonë u mrekullua me Princin: Sa i mirë është ai Crawfie. Sa lart mund të kërcejë.

Elizabeth më vonë e konfirmoi se kishte qenë e dashuruar me Filipin që nga takimi i tyre i parë.

Pasi u shpall lufta dhe Filipi filloi shërbimin e tij detar, gjatë kohës së luftës ai dhe Elizabeth i shkrojtën letra njëri-tjetrit dhe Filipi e kaloi kohën e tij me leje me familjen mbretërore.

Elizabeth dhe Margaret kishin qenë në një shërbim në kishën Crathie pranë Balmoral kur kryeministri Neville Chamberlain njoftoi më 3 shtator 1939, se Britania ishte në luftë me Gjermaninë.

Pas Krishtlindjes, Elizabeth dhe Marget u zhvendosën në Windsor, i cili konsiderohej një vend më i sigurt se Londra.

Gjatë rrjedhës së vitit 1940, ndërsa lufta u përshkallëzua, Mbreti dhe Mbretëresha ishin shpesh në Windsor, duke kaluar netët në kështjellë.

Në shtator të vitit 1942 Mbretëresha  i shkruante Crawfie-t se ai ishte “The One”.

Filipi i kaloi Krishtlindjet e vitit 1943 në Windsor. Crawfie mendoi se Elizabeth 17-vjeçare “shkëlqeu” gjatë vizitës së tij siç nuk kishte bërë kurrë më parë.

Por prindërit e saj ende nuk e morën seriozisht. Në mars 1944, Mbreti i shkroi nënës së tij se Elizabeth ishte “shumë e re për këtë tani”.

Muajin pasues, Princesha mbushi 18 vjeç dhe dëshironte që të lejohej të kryente punë lufte siç po bënin shumë nga miqtë e saj.

Por Xhorxhi VI e konsideroi stërvitjen e Elizabetës për kurorën si më të rëndësishme se çdo rol të mundshëm në shërbimin e zakonshëm kombëtar.

Megjithatë, më në fund në mars 1945 Mbreti iu nënshtrua lutjeve të së bijës.

Por vetëm disa javë pas ditëlindjes së 19-të të Elizabeth, karriera e saj në ATS mori fund kur Britania festoi fitoren në Evropë./Abcnews.al.