Raporti i OKB: 50 milionë njerëz në mbarë botën detyrohen të punojnë në kushte skllavërie ose të martohen kundër dëshirës

schedule18:33 - 12 Shtator, 2022

schedule 18:33 - 12 Shtator, 2022

Skllavëria moderne është rritur vitet e fundit kryesisht për shkak të pandemisë së Covid-19 me rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën që u detyruan të zgjidhnin midis dy opsioneve vitin e kaluar; martesës ose punës në kushte skllavërie, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) teksa publikoi raportin mbi skllavërinë moderne.

Sipas raportit , kriza të tilla si pandemia COVID-19 , lufta në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike kanë ndërprerë punën dhe arsimin si kurrë më pare.

Në raport me shifrat e fundit për vitin 2016, numri i njerëzve që jetojnë në kushte të skllavërisë moderne është rritur me rreth 9.3 milionë.

Nga 50 milionë skllevër modernë, rreth 27.6 milionë janë detyruar të punojnë në kushte ekstreme në vitin 2021, nga të cilët mbi 3.3 milionë janë fëmijë dhe 22 milionë janë gra të cilat janë detyruar të martohen kundër vullnetit të tyre.

Sipas raportit, gratë dhe vajzat përbëjnë më shumë se dy të tretat e njerëzve që detyrohen të martohen , dhe gati katër në pesë persona janë të shfrytëzuar seksualisht./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!