Pero Pejic largohet nga Kukësi: Është koha për të thënë mirupafshim!

schedule16:30 - 12 Shtator, 2022

schedule 16:30 - 12 Shtator, 2022

Pas largimit të Skënder gegën pak ditë më parë, tashmë është radha e drejtorit sportiv të largohet nga skuadra e Kukësit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, zëvendëstrajneri i verilindorëve ka njoftuar largimin e tij, ndërsa ka theksuar se ka qenë kënaqësi të ishte pjesë e skuadrës.

“Është koha për të thënë mirupafshim. Ishte kënaqësi të punojë me ju.

Faleminderit Kukësi dhe Safet Gjici që më dhanë mundësinë të punoj dhe të përmirësohem në sfidën e re si drejtori sportiv dhe trajner.

Faleminderit për mbështetjen dhe respekt të madh për fansat. Uroj gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar Pero Pejic.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pero Pejic (@peropejic)

/f.a/abcnews.al