Britanikët vajtojnë Mbretëreshën, një minutë heshtje një ditë para funeralit

schedule14:02 - 12 Shtator, 2022

schedule 14:02 - 12 Shtator, 2022

Një minutë heshtje do të mbahet të dielën në Mbretërinë  e Bashkuar në shenjë zie dhe për të reflektuar mbi jetën dhe trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II, ka bërë me dije Doëning Street.

Një minutë heshtje do të mbahet në orën 20:00 të dielën më 18 shtator – një natë përpara funeralit të Mbretëreshës.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se heshtja mund të shënohet privatisht në shtëpi vetëm ose me miqtë dhe fqinjët, në pragun e derës ose në rrugë me fqinjët, ose në çdo ngjarje dhe vigjilje të organizuar në komunitet.

“Ne inkurajojmë grupet e komunitetit lokal, klubet dhe organizatat e tjera që të shënojnë këtë moment reflektimi. Dhe nëse jeni jashtë shtetit, njerëzit inkurajohen të shënojnë heshtjen në kohën e tyre lokale”, ka thënë zëdhënësi.

Ai shtoi se heshtja do të jetë një moment i përbashkët kombëtar reflektimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!