IAEA: Situata në Zaporizhia mbetet shqetësuese për sa kohë vazhdojnë bombardimet

schedule10:25 - 12 Shtator, 2022

schedule 10:25 - 12 Shtator, 2022

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia për sa kohë që vazhdojnë bombardimet, shkruan CNN.

“Pavarësisht nga dëmtimet, operatorët dhe inxhinierët e termocentralit kanë qenë në gjendje të rikthejnë në punë një nga linjat rezervë të energjisë, për t’i siguruar ZNPP-së energjinë elektrike që është e nevojshme,” tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi.

Por shefi i IAEA tha gjithashtu se “ai mbetet “shumë i shqetësuar për situatën në termocentral, i cili mbetet i rrezikuar për sa kohë që vazhdojnë bombardimet.

Për të adresuar këtë situatë serioze, kanë filluar konsultimet për nevojën urgjente për të krijuar një zonë mbrojtëse të sigurisë bërthamore në Centralin Bërthamor të Zaporizhzhia (ZNPP).

Zaporizhzhia është centrali bërthamor më i madh në Europë. Objekti ndodhet në pjesën e okupuar nga Rusia të Ukrainës jugore dhe ka qenë një pikë konflikti midis forcave ruse dhe ukrainase.

Sipas mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, linja e energjisë rezervë 330 kilovolt bëri që termocentrali të mbyllë reaktorin e tij të fundit të dielën.

/abcnews.al