Nga emisioni VETTING:
Pas mbërritjes së një emaili anonim në postën e Autoritetit të Dosjeve më 25 korrik 2022, kryetarja e AIDSSH-së Gentiana Sulaj ka mbledhur anëtarët e autoritetit ku dhe është vendosur që institucioni t’i drejtohet parlamentit me një letër ku kërkohet një ndryshimi i ligjit për ti dhënë hapësirë për hetime të mëtejshme në dosjen e Ilir Metës. Kjo kërkesë bazohej në një detaj me shumë rëndësi për debatin që lidhet me rezultatet e kërkimeve që ishin bërë për dosjen e Ilir Metës. Me pak fjalë, bëhej e qartë se në dosjen e Ilir Metës ishin gjetur të dhëna që të çojnë në një tjetër përfundim nga ai që kishte rezultuar në komisionet e pastërtisë së figurave të quajtura komisioni ‘Mezini’ në vitin 1996 dhe komisioni ‘Bezhani’ në vitin 1997. Këto dy komisione kishin certifikuar Ilir Metën si figurë të pastër në raport me dosjet e sigurimit të shtetit.
“Rasti konkret ishte që na erdh një indicie përmes email-it dhe gjithmonë në autoritetin, organi kolegjial me përcaktim ligjor reflekton mbi vendimet e veta,nuk mundet që përshembull si studiuese të vish të kërkosh për kampin e Tepelenës që ke bërë kërkim kemi pasur disponimin e materialeve që i kemi vënë në dispozicion mirëpo më vonë përshembull në radiogramet e Ministrisë së Punëve të Brendshme kemi gjetur dokumentacion Ku janë vendimet e internimit për një pjesë të caktuar popullate të Mirditës. Natyrisht ju si studiuese nuk mund ta dini që ne e kemi gjetur këto dhe ju mund të mbeteni me idenë që kaq dokumente kam ose Tepelena është e pa dokumetuar por ndërkohë këto dokumente të reja na obligojnë ne si autoritet që ti rikthehemi vendimit të vjetër që na keni komunikuar. Duke reflektuar që nëse ju kujtohen dhe vendimet gjithmonë”.
Zonja Sula sqaron pse u vu në lëvizje AIDSSH nga ky email anonim, ku sqaron gjithashtu se bëhej fjalë për koordinata të sakta të detajeve në dosjen e Ilir Metës.
“Mundet që të evidentohet një bllok materialesh të reja në një arkivë periferie, detyra e autoritetit është që në mënyrë të vazhdueshme, të mos heshtë, të mos pushojë kërkimin në të gjithë rrjetin arkivor dhe aty ku gjen një bllok materialesh që mbas përcaktimeve ligjore i takon institucionit, ato ti marrë ti administrojë, ti disponojë këtu dhe nëse ka kërkime sigurisht që ndryshon kërkimi kalon pra bëhet kërkimi më i thelluar. E para siç ju thash përmes softwerve, shkon deri në dokument. E dytaduke i dhënë materiale palëve të tjera, duke disponuar, duke gjetur dokumente të tjera ose dhe përmes individësh”.
/abcnews.al/