Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikoi një video në rrjetin social “Facebook”, me mesazhin se Edi Rama nuk ka më shanse të vazhdojë të drejtojë qeverinë bashkë me krimin. Në video renditen faktet që sipas kreu të PD do duhej ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin.
Sipas Bashës, në rastin e Kryeministrit, këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit përmes blerjes së votave me krimin e paratë e korrupsionit. Në video Basha rendit 20 rase për të cilat Rama duhej të ishte larguar, që nga pakti me krimin, tek keqqeverisja, dhunimi i qytetarëve e korrupsioni. Postimi mbyllet me mesazhin “Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja! Asnjë hap pas!”/ABC News Albania 24/7