Mbajti të fshehtë vizitën te gjinekologu, plas sherri mes çiftit, burri thyen xhamin nga nervat

schedule15:08 - 10 Shtator, 2022

schedule 15:08 - 10 Shtator, 2022

Një 25-vjeçar në Greqi ka lënduar rëndë dorën, pas një debati që pati me bashkëshorten e tij 18-vjeçare.

Sherri plasi kur burri mësoi se e shoqja kishte shkuar për vizitë te gjinekologu pa e vënë atë në dijeni.

Vetëm kaq u desh që 25-vjeçari të dilte nga vetja dhe të bërtiste në korridoret e spitalit, ku në nerva e sipër theu me dorë xhamin e një dritareje atje.

Të dy burrë e grua u dërguan në komisariat pas skenës që u bë në spital, shkruan protothema.gr.

Sakaq mësohet se 18-vjeçarja kishte shkuar për vizitë te gjinekologu, pasi dyshonte se ishte shtatzënë./Abcnews.al/