Jo vetëm me Italinë, FSHF po planifikon një vëllazërore gjatë muajit nëntor

schedule15:00 - 10 Shtator, 2022

schedule 15:00 - 10 Shtator, 2022

Tashmë dihet se Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Italinë në “Air Albania” në muajin nëntor, dhe çdo tifoz do të ketë fatin ta ndjekë nga afër këtë takim.

Më 16 nëntor kuqezinjtë do të zbresin në fushën e lojës për t’u përballur me italianët në një ndeshje që pritet me interes nga gjithë tifozët shqiptarë.

Por jo vetëm kaq, muaji nëntor mund të rezervojë një tjetër miqësore për kombëtaren tonë. Këtë herë bëhet fjalë për një vëllazërore me përfaqësuesen e Kosovës.

Sipas “Supersport” Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Kosovës janë në fazën finale të bisedimeve për të luajtur së bashku.

Për këtë duel është vendosur data e ndeshjes që do të jetë më 19, por nuk është3 vendosur akoma vendi se ku do të zhvillohet.

Shqipëri – Kosovë mund të luhet në Gjermani ose Zvicër, ndërkohë që një ndër opsionet më të kuotuara është ai i Franfurtit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!