“Është koha që ai të luaj titullar”, Pioli mendon t’i japë një shans Origit

schedule09:45 - 10 Shtator, 2022

schedule 09:45 - 10 Shtator, 2022

Milan do të vihet përballë Sampdorias në kuadër të javës së 6-të të Serie A. Kuezinjtë do të kërkojnë të marrin pikët e plota në këtë takim, pasi në 5 ndeshje të luajtura kanë siguruar 3 fitore dhe 2 barazime.

Në këtë përballje nga minuta e marrë pritet të luajë edhe Divock Origi, teksa ka qenë vetë tekniku i kuqzinjve ai që ka konfirmuar fanellën e titullarit për sulmuesin belg.

“Mendoj se Origi do të luaj do të luajë nga minuta e parë. Është më mirë dhe ka pasur minutat e duhura për të përmirësuar kushtet e tij. Ka nevojë për të luajtur dhe është një lojtarë i madh.

Na pret një kundërshtar solid dhe i motivuar, me një identitet të qartë. Kundërshtari vjen nga një humbje që do t’i japë më shumë vendosshmëri dhe ne e dimë se çfarë na pret”, deklaroi Pioli. /f.a/abcnews.al